Si të bëhesh tërheqës për një femër, pa shkuar fare në palestër?

Ajo është mjaft e bukur, mban erë të mirë dhe vishet mjaft seksi. Por, ju e keni bindur veten se nuk keni shpresë me të, për shkak që nuk ju duket vetja mjaft tërheqës.

Lifestyle

22/06/2015 21:53

Mos keni frikë, të jesh tërheqës nuk është diçka vetëm sipërfaqësore – dhe madje mund të jetë edhe më e lehtë se që duket.

Mësoni si të bëheni më tërheqës për një femër, pa pasur nevojë që të shkoni në palestër për të formuar një trup seksi!

1. Hiqni qimet e pakëndshme në fytyrë
giphy-1432237178
Merrni një pasqyrë dhe hidhni një sy shpejtë fytyrës tuaj. A ka ndonjë fije në vetull që është rritur pingul në pjesën tjetër, apo një fije floku e rastit që është rritur në pjesën e lëmuar të qafës? Hiqni ato. A keni një fije floku në hundë që është shtrirë poshtë në drejtim të buzës tuaj të sipërme? Shkurtojeni atë!

2. Mbani një qen
tumblr_n0a495Dd6V1t8iy1po1_500-1434653621
Çelësi për t’u shfaqur më tërheqës për një femër mund të qëndron edhe tek mbajtja e një kafshe shtëpiake. Kjo bëhet e ditur pas një ankete në Mbretëri të Bashkuar ku u gjet se rreth 20% e femrave thanë se shumica e meshkujve duken më tërheqës kur kanë një qen, transmeton Lajmi.net.

3. Dëgjojeni, dëgjojeni (dhe qeshni me shakatë e saj)
giphy-2-1432237735
Të gjithë kemi dëshirë të jemi të rrethuar me njerëz që na bëjnë të ndjehemi mirë për veten tonë. Të qeshësh me diçka që thotë ajo e rritë vetëbesimin e saj, dhe tregon se ti brengosesh se çfarë po thotë ajo.

4. Mos e përdor celularin kur të dalësh me të
giphy-1432237956
Është normale të ndjesh pak turp kur del me dikë që mendon se është e këndshme, por mos e lejoni celularin tuaj të jetë një shkak i prishjes së marrëdhënies me të. Përdorimi i vazhdueshëm i celularit kur je me të do ta bëjë atë t’i rrokullisë sytë gjithandej dhe të thotë “uhh, çfarë dështaku!”, transmeton Lajmi.net.

5. Vish një bluzë që të përshtatet në trup
giphy-1-1432238075
Sigurohuni që veshja juaj të jetë mjaftueshëm e pastër për të marrë konfirmimin e saj se trupi i vërtetë i një mashkulli fshihet nën të.

6. Mbani një qëndrim
featured-image-tall-problems--1434656362
Studime të shumta tregojnë se qëndrimi i mirë mund të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit tuaj, dhe nuk ka gjë më tërheqëse për një femër se vetëbesimi. Qëndrimi i mirë gjithashtu është i lidhur me trimërinë, kështu që ‘merrni frymë thellë’ dhe pyetni atë për të dalë me ju.