Si ta përgatitni brumin e picës në atë mënyrë që të jetë i shëndetshëm?

Kur përmendim gatime brumi me siguri përtej shijesh gjithçka që mund të mendoni janë kilogramët e tepërt.

Lifestyle

25/03/2021 16:32

Pica hyn tek ato gatime të shijshme me bazë brumi dhe përgjithësisht shumë kalorike të cilës shumë njerëz nuk i thonë dot jo, transmeton lajmi.net.

Megjithatë sekreti për ta bërë atë me pak të dëmshme për organizmin dhe t’ju frenojë marrjen e kalorive të tepërta qëndron tek brumi.

Me disa hile të vogla do të arrini të përgtisni fare lehtë në shtëpi një picë shumë të shëndetëshme.

Ndiqni mëposhtë mënyrën  e saktë të përgatitjes dhe mos i kurseni më vetes asnjë copëz pice.

Si ta përgatisni?

Siç edhe e përmendëm sekreti i vërtetë qëndron tek brumi, ose më saktë tek mielli i cili jep formën brumit të picës.

Në treg mund të keni dëgjuar shumë lloje miellrash si ata 00, 1 apo 2 të cilët ndryshojnë për nga blurja dhe pastërtia e tyre.

Mielli 00 është ai që përdorni më shpesh dhe është më i pastry dhe i bluari më hollë ndër to ndërsa mielli i ashpër është ai 2.

Për pica zakonisht përdoret ai i tipit 00, por së fundëmi ekspertët këshillojnë të përdorni miellin e tipit 1.

Ky miell bluhet nga guri që prodhohet duke shtypur miellin mes dy gurëve të rëndë dhe është pak më i veçantë se dy llojet e tjera të miellit.

Ai përmban më shumë vlera ushqyese dhe me gjasë do ta bëjë picën tuaj më dietike, duke ndjekur me kujdes hapat e rradhës.

Teksa përgatisni brumin e picës e rëndësishme është ta fermentoni në në mënyrën e duhur në mënyrë që gluteni të shpërbëhet.

Është mirë që brumin ta lini të fryhet për 36 orë, pra një ditë e gjysmë e më pas ta përdorni.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë pica do të çlirohet nga gluteni dhe pica do të jetë më e lehtë për stomakun tuaj.

Për më shumë prakticitet, brumin e picës mund ta përgatisni më parë dhe ta ruani në frigorifernë temperaturën 5 gradë, në mënyrë që ta përdorni kur ju hahet një picë e mirë.

Mbani në mendje që përbërësit shtësë sipër të jenë po ashtu sa më të shëndetëshëm, pr mund të shijoni një picë me perime, peshk ton apo prodhutë pa yndyrë. /Lajmi.net/