Si ta joshni një mashkull? Ja si e bëjnë yjet e filmave

Si mund ta joshësh një mashkull është një nga pyetjet që shumë femra bëjnë shpesh. Në të vërtetë është e vështirë për t'u kuptuar se çfarë pëlqen dhe çfarë e emocionon një mashkull.

Fun

14/01/2016 17:13

Kjo mund të duket e vështirë pasi çdokush ka preferencat e veta: nuk është vetëm çështje e pamjes së jashtme, por edhe e karakterit dhe e mënyrës se si vepron. Disa ide mund të vijnë dhe nga femrat e serialeve televizive. Disa dinë si të joshin dhe disa janë joshëse pa e kuptuar.

Shikoni galerinë për t’u njohur me femrat seks-simbol të filmave dhe mënyrën se si i joshin meshkujt.

catrallpc_773x1000

Samantha Jones, njëra prej protegonisteve të “Sex & The City” interpretohet nga Kim Cattrall. E paturpshme dhe gjithmonë seksi, ajo është një nga femrat që kemi parë se bën më shpesh seks në TV. E di se çfarë do dhe ja arrin ta marrë. Ajo provon gjithçka të paktën një herë në jetë.

Sofia-Vergara---Terry-Richardson-2013-Photoshoot--04

Sofia Vergara interpreton “la caliente” edhe pse ndonjëherë e ngathët Glorian në “Modern Family”. Me një trup për t’u pasur frikë, me një theks spanjoll, pak agresivitet (që meshkujve ndonjëherë u pëlqen), por mbi të gjitha me një dozë e madhe humori, ajo bëhet shumë e dëshiruar.

http://iprime.wordpress.com/

Eva Longoria, pas karrierës së saj si modele, e gjeti suksesin duke interpretuar Gabrielle Solis në “Desperate Housewives”. Ndonjëherë është e keqe, por e arrin gjithmonë atë që do. Hilja që ajo përdor është siguria në vete dhe ndonjëherë mjafton kaq pak për të rrotulluar një mashkull megjithëse me një gjatësi 1.57 m.

Christina-Hendricks-Sheryl-Nields-Photoshoot-2009-for-Esquire-3

Christina Hendricks, Joan Holloway në “Mad Men” është absolutisht një nga femrat më sensuale në botë, shkruan Anabel. Format e saj të pazakonta që ekspozohen gjithmonë duke u bashkuar me karakterin e saj, tërheqin gjithmonë vëmendjen e meshkujve.

Lady Gaga, më seksi se kurrë ka debutuar në sezonin e pestë të “American Horror Story”. Ylli i muzikës pop interpreton “La Contessa”, pronaren e Hotelit Cortez, e frikshme dhe e dëshiruar në të njëjtën kohë. Si të mos mjaftonte është një vampire e etur për gjak. Ndoshta me fuqitë e saj paranormale i bënë për vete si meshkujt edhe femrat.