Si ta harrosh ish-in… përgjithmonë

Çfarë duhet të bëjmë saktësisht që ta harrojmë ish-in? Kjo është për gratë të cilat nuk duan të kenë asgjë më me ish-at e tyre.

Lifestyle

03/02/2016 14:57

Nëse planifikoni ta largoni ish-in tuaj nga jeta juaj përgjithmonë, atëherë zbatojini të gjitha hapat.

Një vit pa kontakt

Nëse dëshironi të largoheni me të vërtetë nga ish-i juaj, mos flisni për një vit. Kontakti me të nuk do ndihmonte aspak në procesin e  harresës. Prandaj duhet të fshini çdo numër të tij, çdo llogari të tij në rrjetet sociale etj.

Një vit është kohë e mjaftueshme që ju të vazhdoni jetën tuaj, edhe pse në fillim duket shumë e vështirë, transmeton lajmi.net.

“Pastrimi”

Fotot..

Dhuratat..

Rrobat..

E çuditshme si mblidhen këto gjëra gjatë një lidhjeje. Edhe pse këto “gjëra” mund të duken të padëmshme, e vërteta është se çfarëdo lloj gjëje e vogël që ta sjell në kujtesë ish-in duhet të largohet.

Kështu që nëse ai i ka gjërat e tuaj atëherë merre në telefon dhe kërkoja, gjithashtu nëse ti ke disa nga gjërat e tij, ktheja.

Mendoje si një ritual pastrimi që të largohesh nga ai njëherë e përgjithmonë. Duke hequr qafe gjithë gjërat që ke mbledhur në kohën tuaj bashkë, je duke i thënë vetes se je gati të vazhdosh me jetën tënde dhe nuk ke nevojë për të.

Mos u bëj viktimë

Nëse po mundohesh të largohesh nga ish-i, duhet të ndalosh së ankuari. S’ka rëndësi kush gaboi në lidhje apo cili ishte shkaku.

Asgjë nuk zgjidhet nëse e viktimizon veten. Në fakt, vetëm sa e zgjat kohën e harresës, të lë duke analizuar kohën me të dhe duke i kujtuar gjërat e mira. Mos harroni, urrejtja nuk është e kundërta e dashurisë por indiferenca.

Bëj fitnes

Kjo taktikë është shumë e rëndësishme dhe sigurisht që do funksionojë. Është një mënyrë me të cilën ti mund ta përmirësosh veten, të bëhesh versioni më seksi yti.

Përdore ndarjen si motivim që të jesh sa më aktive dhe sa më e shëndetshme. Pas ca kohësh mund edhe të mendosh “Për shkak të asaj çfarë ai më bëri mua, ja ku jam.”

Bëhu më sociale

Çfarë ndodh kur je vetëm? Ndihesh e vetmuar. Dhe pastaj çfarë? E merr në telefon duke u viktimizuar.

Duhet të dalësh me shoqëri. Të krijosh miq të ri. Bëj gjëra që zakonisht nuk do t’i bëje.Të jesh e sigurt se nuk do mendosh fare për ta marrë në telefon gjatë kësaj kohe./lajmi.net