‘Si ta godasë miza një dem’, goditja e Schwarzenegger nga një perspektivë tjetër

Një video e re që tregon momentin kur një njeri rrëzoi Arnold Schwarzenegger nga një përspektivë tjetër, zbulon se sulmi ndaj tij as që i shkaktoi ndonjë sforcim.

ShowBiz

20/05/2019 18:12

Pas videos së parë virale, një person publikoi një video të dytë të shtunën, duke treguar pjesën e tërë të incidentit, i cili paraqet një version shumë të ndryshëm të ngjarjes, e cila u cilësua si tronditëse, transmeton lajmi.net.

Në videon e re, Schwarzenegger mund të shihet nga larg, duke nënshkruar autografe dhe duke realizuar fotografi me ndjekësit e tij.

Megjithatë, goditja e papritur duket se nuk i shkaktoi ndonjë sforcim aktorit, meqenëse nuk lëvizi fare nga vendi në momentin e goditjes.

Ndiqeni videon për të kuptuar gjithçka. /Lajmi.net/