Si ta forcojmë lidhjen?

16:00 | 25 Dhjetor 2013

Martesa

Secili çift në botë ka probleme, të natyrave të ndryshme. Por, si ta përforcojmë marrëdhënien bashkëshortore, para se ajo të marrë fund? Si të qëndroni me njëri-tjetrin, ta forconi dashurinë tuaj dhe t’i mbijetoni të gjitha gjërat që jeta me vete i sjell? Këshillat në vazhdim janë të pazakonshme dhe duken madje edhe kontradiktore, mirëpo […]

Secili çift në botë ka probleme, të natyrave të ndryshme. Por, si ta përforcojmë marrëdhënien bashkëshortore, para se ajo të marrë fund? Si të qëndroni me njëri-tjetrin, ta forconi dashurinë tuaj dhe t’i mbijetoni të gjitha gjërat që jeta me vete i sjell? Këshillat në vazhdim janë të pazakonshme dhe duken madje edhe kontradiktore, mirëpo nëse do t’i zbatoni me kujdes, do të bëheni edhe më intimë dhe do ta forconi jetën bashkëshortore.

Mos flini në të njëjtin krevat

Parimisht është mirë të flini bashkë në të njëjtin krevat, mirëpo jo përgjithmonë. Disa çifteve krevati i përbashkët u bëhet arenë “lufte”. Është më me rëndësi që të ngopeni gjumë, e jo të flini bashkë dhe t’ju dalë gjumi çdo çast.

Kalojeni një kohë të caktuar të ndarë

Kur nuk jeni bashkë, keni shanse të bëni për vete gjërat që ju kënaqin më shumë. Pos kësaj, partneri ju mungon dhe në këtë mënyrë forconi dashurinë. Mbani kontaktin nëpërmjet SMS-ve, emajlave apo telefonit.

Grinduni rregullisht

Konfliktet janë të pashmangshme. Mund t’i shmangni, mirëpo ato kanë edhe anën pozitive nëse dini t’i shfrytëzoni. Drejtohuni njëri-tjetrit me respekt dhe dëgjoni deri në fund njëri-tjetrin.

Mos dilni nga shtëpia

Në të vërtetë, mos dilni vetëm sa për të dalë. Po qe se duke pushoni së grinduri, atëherë më mirë është të rrini në shtëpi dhe aty t’i zgjidhni problemet. Kur të dilni duhet të relaksoheni, të flirtoni dhe të ndiheni bukur.

Seksi nuk është i preferuar

Mos prisni që seksi do t’i plotësojnë të gjitha boshllëqet nëse bëni jetë plotësisht të ndarë. Për jetë të përbashkët nevojitet intimiteti shpirtëror, emocional dhe intelektual, pos atij fizik.

Afera është OK

Afera nuk do të thotë se gjithmonë çon në divorc. Në të vërtetë, afera mund të ketë veprim kthjellimi, mund t’ju kthejë te partneri dhe të forcojnë lidhjen tuaj. Nëse të dy partnerët dëshirojnë t’i kontribuojnë përmirësimit të marrëdhënieve bashkëshortore, çdo gjë mund të zgjidhet.