Si sot 10 vite më parë Man Utd e ‘shkelte’ Arsenalin në “Old Trafford”

Kanë kaluar 10 vite që kur Manchester United e mposhti bindshëm Arsenalin.

Sport

28/08/2021 08:53

Ishte 28 gushti i vitit 2011 kur u përballen dy gjigantët anglez, Man Utd dhe Arsenal, shkruan lajmi.net.

Rezultati i këtij dueli i befasoi të gjithë, pasi u mbyll me rezultat bindës 8-2 për United.

Në këtë duel shkëlqeu legjendet angleze Wayne Rooney që shënoi tre gola, dy të tjerë i shënoi Ashley Young, ndërsa nga një gol e realizuan edhe Danny Welbeck, Nani e Ji Sung Park.

Në anën tjetër për ‘Topçinjtë’ patën realizuar Danny Welbeck dhe Robin Van Persie.

Në një stadium të stërmbushur “Djajtë e Kuq” dhuruan spektakël duke gjunjëzuar ‘Topçinjtë’ e Arsen Wenger.

Shijoni edhe njëherë golat e realizuar nga kjo përballje që u zhvillua saktësisht 10 vite më parë. /Lajmi.net/

YouTube player