Si Shazam për këngë, ky aplikacion e njeh llojin e zogjëve nga cicërima e tyre

Keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë zogu ishte ai që e dëgjuat përgjatë ecjes tuaj apo kur jeni zgjuar në mëngjes? Ka një aplikacion që do t'ju ndihmojë t'i gjeni llojet e zogjëve vetëm përmes cicërimes së tyre.

Fun

31/10/2014 20:58

Ngjashëm me aplikacionin për identifikimin e këngëve Shazam dhe SoundHound, aplikacioni i quajtur Warblr mund të identifikojë speciet e shpendëve vetëm duke i dëgjuar cicërimet e tyre.

Njëjtë si Shazam dhe SoundHound, Warblr përdor celularin tuaj për të regjistruar një cicërimë të një zogu afër dhe pastaj e analizon atë në kohë reale përmes algoritmave të sofistikuar që janë programuar në aplikacion për t’i përcaktuar speciet interpretuese, transmeton Lajmi.net.

Kjo mund të tingëllojë mjaft e thjeshtë, por deshifrimi i cicërimave të shpendëve është më e komplikuar se identifikimi i një kënge.

Ndryshe nga këngët që i dëgjoni në radio, këngët e shpendëve nuk këndohen vetëm nga një artist. Cicërimat këndohen me një shpejtësi të ndryshme, kështu që mund të ekzistojnë dy lloje të shpendëve por ta bëjnë cicërimen e njëjtë, duke e bërë punën me të vërtetë të komplikuar.

Algoritmet e Warblr e kanë përgjegjësinë për gjithë këtë – për të mos përmendur faktin që zogjtë individual shpesh kanë repertor shumë të ndryshëm të cicërimave dhe zërit.