Si rezultat i shtyrjes së zgjedhjeve në Barcelonë, këto janë problemet që po vijnë

Shtyrja e zgjedhjeve presidenciale në Barcelonë për shkak të situatës në Spanjë do të ndikojë që Barcelona të mos bëjë transferime në këtë afat kalimtar.

Sport

15/01/2021 23:23

Përkundër faktit që Ronald Koeman po dëshiron me ngulm transferminin e Memphis Depay në Barcelonë, këta të fundit nuk po mund të përmbushin kërkesën e tij.

Së fundmi, është raportuar edhe për kalimin e Eric Garcia në Camp Nou, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në këtë afat kalimtar, transmeton lajmi.net.

Barcelona po shijon formë të mirë ku ka nëntë ndeshje pa humbje dhe të dielën do të luajë në finalen e Super Kupës së Spanjës.

Zgjedhjet presidenciale mendohen se do të mbahen në mars ose eventualisht shtyrja e tyrë do të bëhet deri në maj.

Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kapitenin e klubit Lionel Messi, i cili kishte deklaruar në fillimin e sezonit se dëshiron largimin.

Në zgjedhjet presidenciale janë përzgjedhur tre kandidatë kryesorë, të cilët janë Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa./Lajmi.net/