Si po ndjehet Brad Pitt pas ndarjes me Jolie?

Pas 12 vjet e gjashtë fëmijë bashkë, Angelina Jolie ka kërkuar divorc nga Brad Pitt, menjëherë pas përvjetorit të dytë të martesës së tyre.

ShowBiz

23/09/2016 22:48

Brad Pitt ka mbetur i shkatërruar emocionalisht nga vendimi i saj për divorc.

“Ai është mërzitur jashtëzakonisht shumë”, ka thënë nj burim i afërt i aktorit për revistën amerikane People, transmeton Klan Kosova.

“Brad është ndjerë i shkatërruar nga ajo që Angelina ka bërë dhe i ka kërkuar që ta tejkalojë divorcin në heshtje, por ajo e ka injoruar”, ka thënë ky burim.

Të enjten është konfirmuar nga People, se Brad është nën hetimet e FBI për abuzim me fëmijët e tij.

Nisja e hetimeve ka ardhur pasi u tha që Pitt kishte pasur një zënkë me djalin e tyre të madh Maddox në një avion privat të familjes gjatë rrugëtimit të tyre në Los Angeles.