Si në filma/ SHBA: Përleshjet me armë mes policisë dhe kriminelëve lënë 4 të vdekur

Një oficer i policisë së Nju Jerseyit dhe tre civilë kanë vdekur pas një dyluftimi me armë mes policëve dhe dilerëve të drogës.

Bota

10/12/2019 23:19

Mendohet se gjithçka ka filluar pasi një marrëveshje e drogës shkoi keq, shkruan ABC, transmeton Gazeta Express.

Dy të dyshuar kanë gjuajtur mbi oficerin e parë dhe ishin fshehur në një supermarket. Më pas ka ardhur ekipi i dytë dhe kanë vazhduar të shtënat nëpër rrugët e këtij qyteti në SHBA.

Dy të dyshuarit janë gjetur të vdekur brenda supermarketit pas të shtënave.

Të shtënat kanë zgjatur më shumë se një orë..