Si në filma: Një person i armatosur bën grabitje në një pompë të derivateve në Mitrovicë

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave këtë mbërmje në Kçiq të Mitrovicës.

Lajme

07/12/2021 20:06

Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Avni Zahiri për lajmi.net ka konfirmuar rastin.

Zahiti ka thënë se personi ka qenë i maskuar dhe i armatosur, ndërsa ka arritur të grabisë një shumë të konsiderueshme të parave.

Ai ka përmendur se nuk ka të lënduar, ndërsa njësitet përkatëse po merren me rastin.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/