Si ndodhi kjo? Pronari vdiq pasi u lëpi nga qeni i tij
Ekspozimi ndaj bakterieve që u gjenden në gojën e qenit ishin të mjaftueshme për ta dërguar njëriun në një shok vdekjeprurës.
Fun
Një person nga Bremeni i Gjermanisë, ka vdekur nga një infeksion i rrallë që e ka zhvilluar pasi që është lëpirë nga qeni i tij, doktorët kanë raportuar muajin e kaluar për Gazetën Evropiane në Mjekësinë Internale.
Sipas këtij raporti, personi i paidentifikuar 63 vjeç ishte i shëndetshëm, para se të zhvillonte një gjendje si lloj gripi, ku ka pasur probleme me frymëmarrje, dhembje të këmbës dhe skuqje të lëkurës, konkretisht në fytyrë dhe këmbë, raporton “NBC”, transmeton lajmi.net.
Ai është dërguar në kujdes intensiv, kur organet e tij filluan të dështojnë. Edhe pse ka marr antibiotikë të fortë dhe tjera mjekime për ta shpëtuar, gjendja tij u përkeqësua jashtëzakonisht shpejtë. Njeriu vdiq 16 ditë më vonë.
Doktorët kanë qenë në gjendje të gjejnë se ai është infektuar me një bakterie të quajtur “Capnocytophaga canimorsus”, një pështymë e gjetur zakonisht në gojën e qenve dhe maceve.
Infeksionet tek njerëzit zakonisht shkaktohen nga kafshimet e kafshëve, jo nga lëpirja. Edhe pse pacienti është lëpirë disa javë para se ai të ndjehej keq, ai nuk ka qenë i kafshuar apo edhe i dëmtuar nga një lloj tjetër nga qeni i tij./Lajmi.net/