Si kishin në rregull dokumentet: Gjobiten motoçiklistët në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sonte rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona që po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt. Ndaj V.R. (25) policia ka shqiptuar gjobë 700 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiskoi motoçikletën, pasi që po e drejtonte…

Lajme

20/04/2024 23:46

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sonte rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona që po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.

Ndaj V.R. (25) policia ka shqiptuar gjobë 700 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiskoi motoçikletën, pasi që po e drejtonte pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim.

Ndërsa ndaj personit F.M. (16) policia inicioi fletëparaqitje për gjykatë, pasi po drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistrim. Policia e Ferizajt fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”, dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.