Si ka mundësi që një vend i ‘dashuruar’ në Amerikën të bëhet çerdhe e xhihadizmit

Kosova i ka borxh ekzistencën e saj Perëndimit. Madje kryeqyteti i saj ka një shtatore të Bill Clinton, por edhe Shteti Islamik i ka futur rrënjët këtu.

Opinion

17/06/2015 15:46

Vendi perëndimor që ka dërguar rekrutë për t’iu bashkuar shtetit islamik dhe grupeve tjera militante në Siri dhe Irak, është ai vend që ekzistencën e saj ia ka borxh intervenimeve ushtarake të NATO-s.

Një raport i publikuar në prill nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tregon se që nga janari, afro 232 kosovar i janë bashkuar grupeve militante islamiste në Siri dhe Irak, në një numër prej 125 rekrutëve për çdo një milion njerëz që jetojnë në vend. Kjo shifër është shumë përpara asaj të Bosnjës, e cila renditet e dyta me 85 rekrutë në një milion, derisa e treta është Belgjika me 42 rekrut.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, pasi gjatë dekadës së kaluar ishte nën administrimin transitor të Kombeve të Bashkuara, që ishte krijuar pas luftës së vitit 1998-1999 me Republikën Federale të Jugosllavisë. Ai konflikt, në të cilën shqiptarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan si forca guerile kundër forcave Jugosllave dhe paramilitarëve serbe, ishte fituar në pjesën më të madhe për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake të Jugosllavisë. Kjo luftë përfundoi me Kosovën e ndarë në mënyrë efektive nga Republika Federale e Jugosllavisë.

Në shenjë mirënjohje, kosovarët emëruan një bulevard të madh në kryeqytetin e tyre sipas emrit të Bill Clinton, presidentit amerikan gjatë luftës së vitit 1999, duke e dekoruar atë me një shtatore të gjatë tri metra. Ata gjithashtu emëruan një rrugë me emrin e George W. Bush, i cili ishte president kur Amerika njohu pavarësinë e Kosovës.

Sipas Shpend Kursanit, hulumtues i jashtëm në QKSS dhe autor i raportit, shumica e kosovarëve ende kanë një pikëpamje pozitive për Amerikën dhe NATO-n. Megjithatë, sipas tij shumica e kosovarëve që luftojnë në Lindjen e Mesme i janë bashkuar shtetit islamik, një milici qëllimi i së cilës është zhvillimi i luftës në Perëndim, duke rritur kështu shqetësimin e pyetjes rreth aftësisë së shtetit islamik për të angazhuar komunitete, që janë sekulare dhe pro-perëndimore, që duket se kanë pak arsye për tu mbështetur.

Rekrutimi i shtetit islamik ka pasur sukses në Kosovë, dhe ky fakt po i shqetëson kosovarët të cilët nuk kanë simpati për këtë grup, apo për bashkëqytetarët e tyre të cilët po u bashkohen atyre. “Është krijuar një përshtypje që njerëzit që po i bashkohen shtetit islamik po i tradhtojnë në shumë mënyra shumë kombe”, ka deklaruar Florian Qehaja, profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit.

Numrat për kokë banori nuk e tregojnë gjithë historinë. Shteti islamik dhe Jabhat al-Nusra, degë e ndarë nga al-Kaida, janë myslimanë me veshje tw çuditshme. Jo myslimanët kurrë nuk do të mund ti dallonin ata. Kur llogaritet përqindja e rekrutëve të bazuar ekskluzivisht në popullsi myslimane të vendit, Kosova renditet një shkallë më poshtë. Ky vend ka dërguar rreth 130 vullnetarë mysliman në një milion në popullsinë e saj, që është larg nën nivelet e disa vendeve të Evropës Perëndimore, përfshirë këtu Finlandën, e cila ka dërguar 1,667 rekrutë për një milion mysliman, derisa Belgjika ka dërguar 690.

Me këtë llogaritje, Kosova është e ngjashme me Bosnjën, një komb tjetër i Ballkanit me një popullsi të madhe myslimane, që dërgon 211 rekrutë për çdo një milion myslimanë që jetojnë atje. Por kosovarët myslimanë kanë shumë më shumë gjasa ti bashkohen grupeve xhihadiste sesa myslimanët në Shqipëri dhe Turqi, dy vende me shumicë myslimane. Turqia, e cila kufizohet me Sirinë dhe Irakun dhe që është pikë e madhe transiti për luftëtarët e huaj që i bashkohen shtet islamik, i dërgon vetëm tetë rekrutë për një milion myslimanë, duke arritur mezi gjashtë për qindëshin e normës së Kosovës.

(Kanada nuk është përfshirë në studimin e QKSS, por do ta rendiste relativisht ulët në listën e vendeve-dy burimore. Në një intervistë në fillim të këtij viti, Amarnath Amarasingam, një studiues në Universitetin e Waterloo, ka vlerësuar se rreth 60 kanadezë ishin anëtarë të shtetit islamik. Popullsia myslimane e Kanadasë arrin në pak më shumë se një milion).

Myslimanët në Danimarkë, Austri dhe Francë kanë më shumë gjasa t’i bashkohen grupeve xhihadiste në Siri dhe Irak, sesa myslimanët në Kosovë pasi ata mund të  pasqyrojnë tjetërsimin nga myslimanët që jetojnë në Evropën Perëndimore, thotë Francisco de Borja Lasheras, një shok i politikave në Këshillin Evropian. Kosovarët nuk do të përjetojnë të njëjtin lloj të izolimit kulturor që mund ta përjetojnë gjenerata e dytë e gjallë në Evropën Perëndimore, thotë ai.

Por sipas Kursanit, shkalla e rekrutëve kosovar është pjesërisht shqetësuese, për shkak se ekstremizmi radikal islamik është larg besimit që tradicionalisht është praktikuar në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan.

Ndryshimet filluan në prag të luftës së vitit 1999, me ardhjen e organizatave bamirëse dhe OJQ-ve të tjera nga Arabia Saudite dhe vendeve tjera nga Gjiri. Këto organizata kanë rindërtuar xhami, shkolla dhe kanë botuar libra. Ata kanë promovuar versionin e rreptë të islamit salafist që dominon ligjërimin fetar në Arabinë Saudite. Sipas Isa Blumi, profesor në Universitetin Georgia, ata në veçanti ishin aktiv në zonat e neglizhuara rurale të Kosovës.

Kursani gjithashtu ka gjurmuar një numër të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët kanë studiuar së bashku në Lindjen e Mesme gjatë viteve 2000, dhe siç thotë ai, “filloi shoqërimi me grupet e gabuara”. Disa prej tyre janë ndikuar nga “takfiris” në Egjipt, një term i referuar këtu për myslimanët fundamentalist suni, të cilët mendojnë se kanë të drejtë të deklarojnë mosbesimin e myslimanëve tjerë. Është një pretendim i bërë edhe nga udhëheqësit e shtetit islamik. Shqiptarët janë kthyer në Ballkan. Disa prej tyre kanë filluar të predikojnë fenë në Maqedoni, dhe një ose dy kanë bërë të njëjtën gjë në Kosovë, ku edhe kanë pasur sukses në përhapjen e ideologjisë së huaj që e kishin fituar.

Kursani thotë se ekspozimi ndaj këtij versioni ekstrem të Islamit është faktor kontribuues për numrin e lartë të rekrutëve kosovarë në grupet xhihadiste, por ky nuk është problemi i vetëm. Shumica e shoqërisë së gjerë mbetet laike, thotë ai. Por shtoi se ka pasur një erozion të identitetit kombëtar si një forcë unifikuese që nga fillimi i luftës, dhe për disa të rinj, feja e ka mbushur atë boshllëk. Kjo ka krijuar zhvendosje brenda familjeve. Të rinjtë pastaj largohen nga prindërit e tyre dhe gjejnë një komunitet në mesin e përkrahësve të islamit të dhunshëm. “Fillon procesi i shpëlarjes së trurit dhe ky proces është i lehtë, pasi sistemi i varfër i edukimit të Kosovës nuk i ka pajisur mësur të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike”, thotë ai.

Një tjetër faktor kontribuues për prodhimin e xhihadistëve në Kosovë, mund të jetë e ardhmja e varfër ekonomike e popullit të saj të ri. Mijëra kosovarë po braktisin vendin e tyre. Shumica e tyre përpiqen të futen në vendet e Bashkimit Evropian, zakonisht duke kaluar në Hungari nga Serbia. Të tjerët e papunësuar të izoluar nga familjet e tyre, nuk kanë një ndjenjë tjetër të fortë të identitetit komunal përveç fesë.

“Shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, ekonomikisht gjërat nuk po ecin përpara”, thotë Qehaja. “Besimi në të ardhmen e periudhës së parë është zëvendësuar nga frustrimi, dhe kjo i ka shtyrë disa njerëz të kërkojnë fatin e tyre me grupet radikale islamike siç është shtet islamik”.

Asnjë prej këtyre faktorëve nuk janë unik për Kosovën. Tensionet liberale të Islamit, janë sfiduar diku tjetër nga manifestimet e rënda shoviniste të besimit. Vendet tjera janë të varfra dhe kanë kaluar nëpër konflikte dhe turbullira politike. Përmendet se Bosnja që si Kosova ka dalë nga lufta ende nuk ka ndërtuar një shoqëri të begatë dhe të mirë-qeverisur, që është gjithashtu një burim i pasur i xhihadistëve mes kombeve evropiane.

Por në Kosovë, këta përbërës janë veçanërisht të përqendruar. Shoqëria në përgjithësi mbetet pro-perëndimore dhe rezistente ndaj shqetësimeve devocionale. Por një pakicë e popullsisë së saj, pakicë e madhe në krahasim me vendet e tjera në Evropë ka rënë pre e tyre.

(Marrë nga Macleans.ca – Përgatiti në shqip, lajmi.net)