“Si ia the burrit që je shtatzënë”, Almeda Abazi tregon për momentin emocionues

Ndjekësve të Almeda Abazit u ka interesuar se si i ka treguar 'Çënarit' se është shtatzënë dhe ajo u ka kthyer përgjigjene shumëpritur.

ShowBiz

11/02/2019 18:44

Modelja shqiptare, Almeda Abazi nëpërmjet Instagramit së fundmi ka pranuar pyetje të shumta pasi vet ua dha ndjekësve këtë mundësi, shkruan lajmi.net.

Të shumta ishin pyetjet për foshnjën që po e mban në bark e dikush prej tyre e ka pyetur se si i ka treguar ‘Çënarit’ që është shtatzënë.

“Në fakt e zbuluam së bashku sepse nuk isha mirë. Kohët e fundit kam pasur disa dhimbje të mëdha në kokë dhe unë shkova për ta parë nëse kjo ishte një migrenë apo diçka e ngjashme. Por jo, ishte fëmija im, kështu që ka qenë një goditje e vërtetë e madhe me lot lumturie në të njëjtën kohë”, ishte përgjigja e Almedës.

Ajo do të lind edhe dy muaj, që i bie diku në prill dhe me padurim po pret që ta marrë në duar djalin të cilit kanë vendosur t’ia lënë emrin Efehan./Lajmi.net/