Si ia ndaloi Maldinit babai transferimin te Man Utd, duke refuzuar Fergusonin

Paolo Maldini është një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave.

Sport

07/02/2019 16:38

Legjenda italiane kishte debutuar si i ri te Milan, për të qëndruar gjatë gjithë karrierës te kjo skuadër, ku arriti rekorde të mëdha, për t’u bërë më i madhi në histori të këtij klubi.

Një transferim i Maldinit te Manchester United ka qenë shumë i mundur, ku mbrojtësi italian kërkohej nga Sir Alex Ferguson.

Këtë transferim e kishte bllokuar babai i tij, Cesare Maldini, që po ashtu ka luajtur te Milan.

Këtë e ka konfirmuar vetë Sir Alex Ferguson, duke i zbuluar edhe fjalët që ia tha babai i Maldinit.

“Gjyshi im është Milani, babai im është Milani, unë jam Milani dhe djali im është Milani. Harrojeni”, ishte përgjigja e babait të Maldinit për Fergusonit./Lajmi.net/