Si i trajton ISIS fëmijët për tu bërë vrasës? (Foto/Video)

Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video ku tregojnë se si i trajnojnë fëmijët që të bëhen ushtarë e t’i shërbejnë kauzës së tyre. Në video fëmijët shfaqen duke luajtur lojën kukafshehthi, ku ata duhet të gjejnë dhe të ekzekutojnë një të burgosur brenda një kështjelle antike, shkruan Daily Mail.

Bota

03/12/2015 22:38

E filmuar në provincën Deir në Siri, në video shfaqen 6 të rekrutuar të rinj të ISIS-it, të cilët vrapojnë nëpër kështjellë për të gjetur të burgosurit e fshehur.

ISIS 2Me duart e lidhura prapa shpine, të burgosurit janë të detyruar të presin derisa njëri prej fëmijëve, jo më i madh se 8 vjeç, me një pistoletë i vret ata për nga afër.

ISIS 3Pasi ta kenë përfunduar detyrën, fëmijët ushtarë rikthehen te instruktori i tyre dhe e dorëzojnë armën.

ISIS 4Çdo herë të burgosurit gjenden në lokacione të ndryshme dhe nuk kanë shansë për të ikur.

Të burgosurit në këtë video akuzohen si spiunë që i ishin bashkuar ISIS-it e që ishin përkrahës të regjimit të Bashar Al Assad.‌/klankosova