Si është jeta prapa grilave? – Pamje dhe rrëfime nga të burgosurat brenda burgut të Lipjanit
Përveç jetës jashtë, ku shijohen rrezet e diellit e ajri i pastër, janë disa qytetarë që ditën e nisin me zhurmën e grilave të cilat hapen nga gardianët e gardianet e burgut. Vrasje apo tentim vrasje, grabitje apo tentim për të grabitur, dhunime e shumë vepra të tjera penale i dërgojnë ata për të kaluar…

Lajme
Përveç jetës jashtë, ku shijohen rrezet e diellit e ajri i pastër, janë disa qytetarë që ditën e nisin me zhurmën e grilave të cilat hapen nga gardianët e gardianet e burgut.
Vrasje apo tentim vrasje, grabitje apo tentim për të grabitur, dhunime e shumë vepra të tjera penale i dërgojnë ata për të kaluar disa vite të jetës me ata që i ndajnë të njëjtat “halle” e larg familjes së tyre.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka qëndruar për disa orë në burgun e grave në Lipjan, nga ku ka sjell rrëfime të disa prej të burgosurave aty.
Përveç se burgu është shumë i vështirë për t’u mbajtur, aty zbulohen e lindin edhe shumë talente.
Një nga të burgosurat e këtij burgu, ka thënë për lajmi.net se gjatë burgut ka zbuluar se di të shkruaj poezi e të pikturoj pasi që jashtë për shkak të angazhimeve të punës nuk ka arritur ta zbuloj ketë talent te vetja.
Një tjetër ka thënë se tash e 11 muaj është e burgosur dhe dënimi i saj është edhe 1 vit e një muaj, por për shkak të sjelljeve të mira të saj ajo do të lirohet me kusht.
Gratë e vajzat brenda burgut të Lipjanit, ushtrojnë disa profesione. Ato ushtrojnë profesionin e rrobaqepëses, parukieres e kuzhiniereve, punë kjo që iu ndihmon atyre të kalojnë kohën brenda burgut. /Lajmi.net/
Për më shumë, ndiqeni videon: