Si është gjendja emocionale e Neymar te Brazili? Flet Ederson

Portieri i Brazilit, Ederson ka deklaruar se Neymar është i lumtur pasi u kthye me ekipin kombëtar pas dështimit të tij për t'u rikthyer te Barcelona.

Sport

05/09/2019 10:16

Neymar ishte i prirur të transferohej përsëri te Barca, megjithatë, gjigandët spanjollë nuk arritën të finalizonin marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar të hënën.

Ishte një sagë transferimi që mbizotëronte titujt e gazetave gjatë verë, por Neymar që nga atëherë është bashkuar me Brazilin në Miami përpara miqësores të së premtes ndaj Kolumbisë dhe më 10 shtator ndaj Peru, përcjell lajmi.net.

“Unë e shoh atë të lumtur.Çdo lojtar që vesh fanellën e Kombëtares së Brazilit është i lumtur”, tha Ederson.

“Unë nuk mund të flas për këtë merkato verore sepse nuk e di se çfarë ndodhi. Unë nuk i ndoqa shumë lajmet. Kështu që nuk di si t’ju përgjigjem për këtë. Por unë e di se këtu, në skuadrën braziliane, ai është i lumtur”.

“Sigurisht që Neymar është i lumtur. Unë nuk e di nëse ai do të luajë. Kjo është një pyetje që duhet të përgjigjet trajneri Tite. Sepse ai është personi i vetëm që mund të përgjigjet nëse ai [Neymar] luan ose nëse nuk luan”.

“Ne patëm vetëm një stërvitje. Dhe ishte dje. Ishte një seancë stërvitore me topin, kështu që unë nuk mund të përgjigjem në lidhje me të”, potencoi poriteri i Man City. /Lajmi.net/