Si është Busquets?
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk e ka të sigurt mungesën në ndeshjet e rëndësishme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe Real Madridit në Camp Nou.

Sport
Sergio Busquets u dëmtua në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit kur u detyrua të lirojë fushën gjatë pjesës së parë.
Por, edhe pse fillimisht ishte parashikuar të mungojë për katër javë përfshirë ndeshjet e rëndësishme ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe Real Madridit në Camp Nou, tani ka shpresë për rikthimin e tij.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, Busquets do të mungojë sigurt në takimin e ardhshëm ndaj Rayo Vallecanos, por ende nuk është e sigurt se ai do të jetë jashtë fushës edhe për duelet e radhës përfshirë El Clasicon më 22 mars.