Si e shohin dhe si është në realitet ‘Hamdia’ (Foto)

Për të gjithë njihet si Hamdia, nga seriali vendor 'Çka ka shpija', serial në të cilin e quajnë edhe tup.

ShowBiz

05/02/2016 15:38

Mirëpo janë të paktë ata që e njohin ‘Hamdiun’ e vërtetë, shkruan lajmi.net.

Emri i tij është Dardan Gashi dhe vajza që ia ka rrëmbyr zemrën, me të cilën edhe është martuar quhet Mejreme.

Dardani, ani pse ka shumë sukses në profesion, në një intervistë për gazetën Fjala pati deklaruar se këtë punë e bënë vetëm për ta mbajtur familjen, pasi është puna e vetme me të cilen po merret dhe po paguhet mirë financiarisht.

Lajmi.net ju sjellë disa foto ku mund ta shihni se si duket Dardani jashtë kamerave dhe profesionit. Gjithashtu ju prezantojmë edhe bashkëshorten e tij./lajmi.net.