Si e shkatërron celulari jetën tuaj seksuale?

Sipas një studimi të fundit, më shumë se 60% e të intervistuarve në këtë studim thanë se kishin kaluar më shumë kohë duke përdorur celularin se sa duke qenë intim me partnerin e tyre.

Lifestyle

24/06/2014 17:12

Celularët janë të mrekullueshëm, shpëtimtarët e juaj kur jeni duke u përpjekur për t\’i gjetur të dashurit tuaj, dhe për të biseduar me ata kudo që ndodhen. Por, në shtrat ata nuk janë aq të dobishëm. Në fakt, një studim i kohëve të fundit nga kompania e prezervativëve Durex, sugjeron se përdorimi i madh i celularit ndikon negativisht në marrëdhëniet tuaja seksuale.

Prej më shumë se 2,000 njerëzve të anketuar, 33% e tyre thanë se teknologjia ka ndërhyrë në jetën e tyre seksuale. Kjo ndërhyrje vjen në shumë forma. Për shembull, më shumë se gjysma e tyre thanë se ndoshta kanë shpenzuar më shumë kohë në internet ose duke shkruar me telefon se sa që kanë qenë intim me partnerin e tyre.

Nëse jeni me një person që konsideron telefonin e tij si diçka të rëndësishme, atëherë e dini se sa dëshpëruese është kjo dhe sa shumë është neglizhuese.

Kjo bëhet edhe më keq
Një tjetër 30% thanë se partneri i tyre ka qenë i hutuar nga celulari i tij në shtrat. Edhe më shqetësuese, 15% e tyre pranuan se ata kishin shikuar një mesazh ose i ishin përgjigjur një thirrjeje telefonike gjatë aktit të tyre të dashurisë.

A e ka kaluar epshi jonë për teknologjinë dëshirën tonë për seks? Jo tërësisht. Por qëllimi i sondazhit sugjeron se është bërë e zakonshme dhe ndoshta e keqe që shumë prej nesh e ndajnë të njëjtin emocion sikur kur pranojnë ose dërgojnë ndonjë mesazh dhe sikur kur prekemi me partenerin.

E vetmja mënyrë e shpëtimit të jetës tonë seksuale nga teknologjia është të shkojmë në disiplina të vjetra. Fikeni telefonin tuaj në orën 21:00 dhe përqendrohuni në partnerin tuaj. Në fund, shpërblimet janë më të mëdha se flijimi që jeni duke bërë.