Si e përjetoi puthjen në serial Albulena Kryeziu? (Foto/Video)

Aktorja e mirënjohur kosovare Albulena Kryeziu tregon për përvojën e puthjes në serialin 'Stinë dashurie'.

ShowBiz

29/11/2015 19:44

Edhe pse e re në moshë ajo ka arritur të thyejë tabu në fushën e aktrimit.

Skenat e nxehta apo puthjet që i kemi parë shpesh nëpër telenovelat spanjolle, rrallë i kishte bërë ndonjë aktor kosovar. E këtë e bëri Albulena Kryeziu në rolin e saj në serialin ‘Stinë dashurie’.

Aktorja në një intervistë për Prive shprehet se ishte moment i sikletshëm por që mbetet në suaza të rolit të saj në serial, në punën që ajo bën si aktore.

Ky rast shpresojmë të jetë një rrugë e hapur edhe për aktorët e tjerë kosovarë dhe mbi të gjitha të mësohet publiku shqiptar me gjëra të tilla që i shohin çdo ditë në serialet e huaja./lajmi.net.

YouTube player