Si e neglizhuan qeveritë e Kosovës komunitetin shqiptar në Annecy të Francës

Nga Franca qyteti i ANNECY-s në rrethin ku jetojnë me mijëra shqiptarë. Shkruan: Nazmi Avdiu. Annecy si qytet që shtrihet në jug lindje të Francës me mbi 125 mijë banor. Ky qytet me bukuritë e saj natyrore me nje histori antike mijëra vjeçare dhe me një infrastuktuër të zhvilluar që bënë tërheqjen e shumë vizitorëve…

Opinion

04/06/2023 13:14

Nga Franca qyteti i ANNECY-s në rrethin ku jetojnë me mijëra shqiptarë.

Shkruan: Nazmi Avdiu.

Annecy si qytet që shtrihet në jug lindje të Francës me mbi 125 mijë banor.

Ky qytet me bukuritë e saj natyrore me nje histori antike mijëra vjeçare dhe me një infrastuktuër të zhvilluar që bënë tërheqjen e shumë vizitorëve të qyteteve te mëdha Franceze dhe vizitorëve nga mbarë bota.

Kur gjithë kësaj i shtohen edhe bukuritë natyrore ku jo rastësisht e quajnë “Venediku i Alpeve Franceze”, për arsye se këtu dy stinët e vitit Vera dhe Dimri tërheqin me mijëra vizitorë nga mbarë bota.

Në sezonin e verës pasi që ka nje Liqen të Bukur ka lumenjë, pista për ecje, për biçikleta, një pjesë e qytetit ka shtëpi të vjetra antike por dhe me një infrastrukturë ndërtimesh të reja moderne që e bëjnë shume tërheqes për vizitorë në stinën e veres.

Kurse në stinën e dimrit po ashtu ka shum vizitorë nga mbarë bota, ku me pistat mahnitëse për skijime në alpet e Mont Blanc vizitorët janë të pa numërt .

Ky qytet përveç se pra, si qytet atraktiv dhe tërheqes për shumë vizitorë nga mbarë bota, është i mbushur gjithashtu me shqiptarë të cilët janë të imigruar nga gjitha viset shqiptare: Kosova Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Medvegja, Bujanoci, të cilët për fat të mirë janë shumë mirë të integruar në këtë qytet.

Atame punën dhe sjellet e tyre tregojnë civilizimin dhe kulturën tonë shqiptare . Këtu shqiptarët janë të bashkuar dhe të integruar në jetën Franceze . Këtu familjet tregojnë dhe ruajn me fanatizëm traditat dhe festat kombëtare.

Por vetëm një anomali është prezente, institucionet tona shtetërore e posaçërisht nga MPJD është e anashkaluar. Pra e pa interesuar për ne si komunitet shqiptar të cilët me kontributet e rregullta ndihmojmë dhe perkrahim vendin dhe institucionet tona shtetërore ( pa përkrahje anasjelltas ). Ne si shqiptarë jemi te interesuar që fëmijët tonë te kenë mundësi për të mësuar gjuhën, historinë ,traditat tona shqiptare me ndihmën e institucioneve tona, të cilat kurrë nuk e konsideruan si obligim të vizitojnë mërgimtarët dhe t’i dëgjojnë kërkesat e tona.

Fatmirësisht ne kemi një rini të shëndoshë këtu të cilët me punën dhe shkollimin e tyre na bëjnë krenar.

Gjithashtu, kemi sportistë te rinjë nga të cilët presim që një ditë të jenë emra të mëdhenj.

Ne si komunitet nuk i harrojmë as festat kombëtare, ku organizojmë aktivitete të ndryshme për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, 8 marsit, festave fetare etj.

Si komunitet në punë jemi po thuaj të parët, pasi që shumica e mërgimtareve tanë kanë kompanitë e tyre dhe me punën e tyre të shkëlqyeshme dhe të pa lodhur, po ashtu në firmat franceze ku punojnë , kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit, ku dhe nuk mungon respekti nga qytetarët francez .

Këtu nuk mungojnë as organizimet në humanizëm. Nga këtu ndihmohen edhe familjet me gjendje ekonomike të rënda në Kosovë dhe viset tjera te banuara me shqiptarë. Pra humanizmi nuk mugon as nga ana jonë por as nga ana franceze ku duhet të permendin humazimin e spitalit të këtij qyteti ku qindra mijëra shqiptarë janë përkujdesur dhe shëruar nga sëmundje të rënda.

Jemi gjithmonë falënderues nga zemra për perkujdesje , por mërgimtarëve ju mungon vetëm një përkrahje nga shteti ynë Kosovë, e jo vetëm në kohërat e zgjedhjeve.

Pra kërkojmë që të kemi përkrahje më të madhe nga institucionet e Kosovës për ne mërgimtarët të anashkaluar.