Si e kërkuan vrasjen e Alain Giresse sa ishte te Kombëtarja e Malit në Afrikë: Është trajneri më i dobët i futbollit!

Alain Giresse, trajneri nga Franca mbrëmë u kritikua me të madhe pas barazimit të Kosovës me rezultatin 1 me 1 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024. Ish-trajneri i Malit gjatë vitit 2013 ishte kërcnuar me vrasje për shkak të rezultateve të dobëta që kishte me këtë Kombëtare, shkruan Lajmi.net Madje…

Sport

29/03/2023 08:10

Alain Giresse, trajneri nga Franca mbrëmë u kritikua me të madhe pas barazimit të Kosovës me rezultatin 1 me 1 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.

Ish-trajneri i Malit gjatë vitit 2013 ishte kërcnuar me vrasje për shkak të rezultateve të dobëta që kishte me këtë Kombëtare, shkruan Lajmi.net

Madje ata e kishin cilësuar si “trajnerin më të dështuar” të futbollit në histori.

“Askush nuk e ka ndaluar Alain Giresse të kthehet në Mali, por unë nuk mund të garantoj në sigurinë e tij, sepse atmosfera në Bamako nuk e lejon atë të udhëtoj atje. Ne nuk mund të vendosim polic në çdo cep për sigurinë e tij, pasi mbështetësit e Malit janë tejet të zemëruar me të”, kishte thënë Diarra gjatë vitit 2013.

70-vjeçari në stolin e ‘Dardanëve’ deri tani ka menaxhuar 12 ndeshje, ka shënuar 4 fitore, ka barazuar në 5 ndeshje dhe ka humbur në 3. Një bilanc i dobët, nëse shohim kundërshtarët që ka pasur përballë.

Në vitin 2022, saktësisth në shkurt – Alain Giresse firmosi kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në nëntor të vitit 2023.

Mbrëmë iu kërkua nga gazetarët kosovarë shkarkimi, por Giresse kishte kohë edhe të tallej, duke thënë: “As që keni për ta ndjerë këtë kënaqësi, unë do vazhdojë rrugëtimin tim…”.

Kujtojmë që në dy ndeshjet e para të fazës para-kualifikim në Euro 2024, Kosova siguroi vetëm dy pikë, pas barazimit ndaj Izralit (1-1) dhe Andorrës (1-1)./Lajmi.net/