Si duket vdekja? Pacienti që “vdiq” thotë se nuk ka asgjë pas vdekjes

"Zbrazëti, vetëm errësirë. Nuk ka mendime, nuk ka vetëdije, nuk ka asgjë. Kjo është pikëpamja e përtejme nga një njeri që ka" vdekur " dy herë në spital.

Fun

01/04/2016 15:57

Një person i cili ka mbet anonim, ka qenë klinikisht i vdekur dy herë dhe është ringjallur, transmeton lajmi.net.

“Vdekja” e tij e parë, erdhi si pasojë e një aksidenti me motor, ku ai vdiq për dy minuta për shkak se “trupi i tij nuk ka përballuar dhimbjet dhe dëmtimet e marra fizike në trupin e tij.

“Nuk kam pas puls, nuk kam marrë frymë dhe nuk kam pas vetëdije “, shkroi ai.

“Vdekja” e tij e dytë, ai ka thënë se ishte për shkak se “Kam përfituar dhimbje të mëdha pas operacionit, kështu që dhimbjet më “vranë”. Kjo dhimbje sipas tij i ka shkaktuar ndaljen e rrahjes së pulseve dhe sistemi i tij i frymëmarrjes është mbyllur.

Në përvojën e të qenit i vdekur, ai shkroi: “Ajo ishte vetëm zbrazëti, errësisrë. Nuk ka mendime, nuk ka vetëdije, nuk ka asgjë”.

“Të dy herët, thjesht nuk kam qenë atje. Çdo gjë ishte errësirë. Do ta përshkruaja sikur momentin kur bëjmë një sy gjum. Një gjumi i shkurtër pa ëndrra, zgjohesh dhe duket sikur ke qenë në gjumë për një kohë shumë të gjatë, ku në realitet ka qenë për 15 minuta”./lajmi.net