Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Fundjava me mot të ngrohtë dhe të ndryshueshëm, diell dhe vranësira, mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima

Lajme

05/06/2020 19:42

Fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët që po kalojnë mbi rajon sjellin ditëve të ardhshme mot të ndryshueshëm por të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se do të ketë edhe vranësira por edhe intervale me diell, e pasditeve dhe në mbrëmje priten mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.

Sipas PW, rrymat e ngrohta ajrore që po shtrihen mbi vend do të mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare.

Parashikimi për periudhën 6-10 qershor:

6.06 – Ngrohtë, intervale me vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

7.06 – Ngrohtë, vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

8.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu rreth viseve malore.

9.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

10.06 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore zhvillime të vranësirave lokale me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 28C.

Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja dhe jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale.