Si do të dukej formacioni i Realit dhe Barcelonës me Neymar

Real Madrid dhe Barcelona kanë vendosur që rivalitetin e tyre këtë verë ta vazhdojnë në tregun e transferimeve.

Sport

15/08/2019 09:07

Të dy skuadrat spanjolle, janë në negociata intensive për transferimin e Neymar nga Paris Saint Germian.

Ylli brazilian që vetëm dy vite më parë u bë futbollisti më i paguar me transferimin në Francë, po kërkon rikthimin në La Liga, ku po kërkohet nga skuadrat kryesore.

Këta zëra nga tregu i transferimeve, kanë bërë që ‘The Sun’ të bëjë dy formacione, të Real Madridit dhe Barcelonës, me Neymarin në skuadër.

Te Real Madrid, Neymari do të udhëhiqte fazën ofensive, i ndihmuar nga Eden Hazard dhe Gareth Bale, përcjell lajmi.net.

Më interesant, është formacioni i Barcelonës, që do të ketë në ofensivë Antoine Griezmannin, Luis Suarezin, Lionel Messin dhe Neymar./Lajmi.net/