Si do ta ndalë Messin? Van Gaal flet para gazetarëve

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal ka dhënë një përgjigje që lidhet me Lionel Messin. Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Argjentinës, ndeshje që do të jetë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 2022. Para kësaj ndeshje, vëmendja është te shtatë herë fituesi i…

Sport

06/12/2022 11:40

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal ka dhënë një përgjigje që lidhet me Lionel Messin.

Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Argjentinës, ndeshje që do të jetë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 2022.

Para kësaj ndeshje, vëmendja është te shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi i cili po shkëlqen me Argjentinën. Kështu, gazetarët ishin të interesuar të dinin se cili është plani i LVG për ta ndalur Messin.

Por, përgjigja e trajnerit, me një dozë humori, ishte e shkëlqyer.

“Do ta shihni të premten, sepse tani s’mund t’ua zbuloj këtë”, ka thënë Van Gaal, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës luhet të premten, me fillim nga ora 20:00. /Lajmi.net/