Si arriti Tristan të bashkohet me Khloe

Khloe dhe Tristan janë bashkuar sërish.

ShowBiz

25/10/2020 08:24

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po fillojnë një kapitull të ri së bashku. Sipas E!Online koha që ata kaluan së bashku gjatë karantinës ka bërë që të rikthehen në krahët e njëri tjetrit sërish dhe të hedhin pas të shkuarën.

Gjatë muajve të fundit, Khloe dhe Tristan nuk kanë ngurruar të ndajnë momemte familjare me vajzën e tyre të vogël, True Thompson 2-vjeçare, në Instagram.Raportohet se ata janë së bashku Khloe është e kënaqur që Tristan është aty pranë dhe që gjërat kanë shkuar në këtë mënyrë, transmeton lapsi. Por, si ia doli Tristan të rifitonte zemrën e Khloe? Kujtojmë se ai e ka tradhëtuar atë kur ishte shtatzënë në 2018, dhe përsëri një vit më vonë.

Sipas së njëjtës media, Khloe mund ta ketë falur Tristanin, por e kaluara nuk është diçka që ajo është e gatshme ta harrojë.Tristan ka kërkuar falje pa pushim dhe betohet se ka ndryshuar përgjithmonë. Khloe rezistoi për një kohë të gjatë, por basketbollisti gjeti rrugën drejt saj sërish.Ylli i KUWTK ka filluar të shqetësohet për faktin se sezoni i NBA do të fillojë përsëri dhe Tristan nuk do jetë në gjendje të kalojë më shumë kohë në shtëpi. Tani për tani, ajo po kënaqet duke e pasur pranë.Vetë 36-vjeçarja kohët e fundit pranoi se aftësia e tyre për të bashkë-prindëruar e ka surprizuar shumë.