Shyhretja nis pushimet me shoqëri (Foto)

Pas shumë angazhimeve nëpër mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare, këngëtajra Shyhrete Behluli ka gjetur pak kohë për pushime.

ShowBiz

25/08/2017 18:15

Ajo përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka filluar pushimet bashkë me bashkëshortin e saj Lulin, shkruan lajmi.net.

Por, në shoqëri të tyre janë edhe një çift tjetër të cilët Shyhretja i ka miq të mirë dhe kolegë në muzikë.

Pra, janë Gili dhe Ilir Berani ata që po e shoqërojnë Shyhreten me Lulin në pushime dhe nga një foto që kanë publikuar në rrjete sociale ata duken shumë të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.

“Pushim me shoqnin❤️” ka shkruar këngëtarja sipër fotos. /Lajmi.net/