Shyhretja dhe Engji lansojnë potpurinë “Je ma e mira”
Nënë e bijë bashkëpunuan edhe për projektet e fundvitit.

ShowBiz
Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu sollën një potpuri në prag të festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.
Dy artistet vendosën që të ripërpunojnë këngën “Je ma e mira”, të cilën Shyhretja e kishte sjellë më parë.
Po ashtu, në këtë potpuri, ato përfshijnë edhe disa këngë të tjera, të cilat i interpretojnë me vokal të veçantë.

Ajo që të bie në sy në videon e potpurisë është fakti që të dy këngëtaret duken shumë elegante të veshura me fustane të gjata. /Lajmi.net/