Shyhretja dhe Engji bashkojnë forcat për një tjetër duet
Shyhretja dhe Engji sërish po vijnë me një duet.

ShowBiz
Shyhrete Behluli ani pse nuk ka qenë aktive këtë vit me performanca në dasma e ahengje të tjera, nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, ka pak ditë që publikoi duetin “Jam shqiptar” me artistin turk, Sinan Akcil, këngë që mori shumë komente pozitive.
Menjëherë, artistja i është kthyer studios muzikore, ku po punon për këngët e reja, e një prej tyre do ta sjell në duet me Engjin.
Kështu ka lënë të kuptohet Engji, e cila publikoi një fotografi, ku po e dëgjonte Shyhreten duke kënduar. /Lajmi.net/