Shyhrete Behluli publikon këngën emocionuese kushtuar nënës

Shyhrete Behluli ka zgjedhur 8 marsin për ta publikuar këngën dedikuar nënës.

ShowBiz

08/03/2019 16:35

Shyhrete Behluli sapo ka publikuar projektin e saj të ri me titull “Je e vetmja”, shkruan lajmi.net.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Nexhmije Muhaxheri dhe Arian Agushi, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geti, ndërsa për klipin u kujdes MProduction.

E veçanta e kësaj kënge është se në klipin e saj, këngëtarja shfaq nënën e saj.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Shyhrete Behluli, të cilën e sjell të shoqëruar me videoklip. /Lajmi.net/

YouTube player