Shuplakë për Serbinë (FOTO)
Portali serb “Telegraf.rs” e ka përshkruar si goditje të rëndë vendimin e CAS-it që i dhuroi Shqipërisë tri pikët nga dueli i ndërprerë në Beograd.
Sport
CAS e vendosi drejtësinë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Skuadra kuqezi i mori tri pikët, kurse mediat në Serbi janë duke reaguar me pakënaqësi për vendimin e CAS-it.
“Shuplakë për Serbinë, Gjykata në Lozanë i dhuroi shqiptarëve tri pikët nga ndeshja në Beograd”, shkruan portali serb “Telegraf.rs”.