Shupkovc, banorët kundër ndërtimit të xhamisë

Sot kompanisë që po e ndërton një xhami të re në Shupkovc të Mitrovicës, iu ndal puna nga disa banorë.

Lajme

17/01/2020 21:12

Ata po ankohen se nuk i pyeti kush, kur nisën gërmimet, ndonëse kishin bërë një peticion kundër bërjes së xhamisë në këtë lokacion.

Një xhami tjetër është duke u ndërtuar rreth 500 metra më larg, në këtë fshat që ndodhet në periferi të Mitrovicës. Edhe për të pati kundërshti, por qeveria komunale dhe autoritetet fetare u patën deklaruar se gjithçka është OK në lidhje me këtë tempull fetar.