Shumëfishohet numri i infermierëve që braktisën Kosovën

633 infermierë kanë braktisur Kosovën gjatë vitit 2022 apo 493 më shumë se në vitin 2021, ku numri i infermierëve që ishin larguar ishte 140. Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naim Rrustemi  ka treguar për emisionin “Shenjë”, pse po ndodhë kjo ikje dhe problemet që shkaktohen në institucionet shëndetësore të vendit nga kjo.…

Lajme

01/02/2023 22:20

633 infermierë kanë braktisur Kosovën gjatë vitit 2022 apo 493 më shumë se në vitin 2021, ku numri i infermierëve që ishin larguar ishte 140.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naim Rrustemi  ka treguar për emisionin “Shenjë”, pse po ndodhë kjo ikje dhe problemet që shkaktohen në institucionet shëndetësore të vendit nga kjo.

“Ikja e infermierëve po flas në krahasim me vitin 2021 është diku 6 fish ose 7 më e madhe. Deri në fund të 2022 kanë qenë 633 infermierë që tek ne i identifikojmë. Në momentin që vjen dhe kërkon një vërtetim nëse ka shkelje të kodit etik dhe e merr një licencë e cila duhet të jetë e pa plastifikuar, ne vetëm në bazë të tyre e dimë saktë se këta po na shkojnë jashtë dhe për këtë arsye ky numër mund të jetë shumëfish më i madh. Për ne si odë është shqetësuese ikja e infermierëve sepse vetëm Gjermania kërkon diku 70 mijë infermierë dhe çka nëse vetëm Gjermania e bën një marrëveshje me institucione dhe i merr këta infermierë. Ku do të mbeten institucionet tona, qoftë ato shtetërore apo private dhe kjo ka qenë një brengë mjaftë e madhe sa i përket ne dhe apeli ka qenë gjithmonë tek ata të cilët bëjnë politika qoftë Ministria e Shëndetësisë qoftë edhe vetë Qeveria pasi që me të vërtetë është shqetësuese ikja e këtyre personalëve shëndetësore. Aq më keq kemi infermierë të cilët 20 vite punojnë në profile të caktuara, siç është për shembull teknik të anestezionit që punojnë në kujdesin intensiv. Pastaj baqelor këtë rast të cilët punojnë në kujdesin intensivë, por njëkohësisht edhe si kujdestarë në kujdesin emergjentë që e lëshojnë atë vend të punës. Nuk është lehtë që ai vend i punës që edhe nesër nëse hapet konkursi të zëvendësohet sepse ai e ka një profil të posaçëm duhet të përgatitet të paktën prej një viti deri në tri vite që t’i nënshtrohet profilit profesional në mënyrë që ai ta kryejë punën si duhet në bazë të kompetencave që i ka”, ka thënë ai.

Rrustemi ka thënë se institucionet nuk janë përgjigjur në kërkesat e tyre për të ndalur këtë ikje të infermierëve.

Ai, është shprehur se ka pa qartësi në lidhje me koeficientin e ri të pagave.

“Ne të gjitha institucioneve iu kemi drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë, Presidencës, komisionit parlamentarë për shëndetësi dhe për kategorizim dhe për të gjitha të tjerat sa i përket edhe pagave të cilave tash është edhe deri në këto momente mundem të them që asnjëherë nuk janë përgjigj dhe asnjë këshillë që ne e kemi dërguar. Kjo nuk është në anën pozitive të infermierëve, duke filluar edhe nga ajo që duhet ta dijmë secili sepse duhet të përcaktohet një koeficient në mënyrë që ta dijmë se sa është një pagë që do ta kemi ne. Çka nëse  është 100 euro vlera e koeficientit, a po rritet rroga a po zbritet? Kjo është me të vërtetë shqetësuese për neve dhe asnjë amendament i joni që e kemi quar edhe si odë po flas edhe akterë të tjerë nuk është marrë për bazë”, ka thënë ai./Lajmi.net/