Shumë shkurt, Rihanna

Me pantollona shumë të shkurta dhe vathë të gjatë të rrumbullakët, këngëtarja i ra trup New York’ut të mërkurën. Vështirë se ajo mund të përshkruhet si e ndërgjegjshme.Por Rihana erdhi si e trembur ndërsa kishte dalë rrugëve të New York, të mërkurën mbrëma, e veshur në mënyrë qesharake me një palë xhinse të shkurtra. Me…

ShowBiz

05/09/2013 12:55

Me pantollona shumë të shkurta dhe vathë të gjatë të rrumbullakët, këngëtarja i ra trup New York’ut të mërkurën.

Vështirë se ajo mund të përshkruhet si e ndërgjegjshme.Por Rihana erdhi si e trembur ndërsa kishte dalë rrugëve të New York, të mërkurën mbrëma, e veshur në mënyrë qesharake me një palë xhinse të shkurtra.

Me një zgjedhje për të të ardhur keq të veshjeve, këngëtarja 25 vjeçare përpiqej t’i tërhiqte pantallonat e saj për t’i bërë më të gjata edhe për një milimetër kur është fotografuar gjatë kthimit të saj në hotel.Sidoqoftë, Rihana zgjodhi pantallonat më të vegjël të mundshëm për shëtitje, por kur vjen rendi te zgjedhja e vathëve, ajo i zgjodhi më të mëdhenjtë që mund t’i gjente.

Këngëtarja e singlit ‘Diamonds’ i ka dhënë fund pamjes së saj me një jelek të bardhë, trenerka ‘Nike’, dhe një kapele bejsbolli me slloganin ‘Tenenage Fantasy’.