Shumë seksi për Instagram

Duke e konsideruar faktin se ajo e kalon jetën duke bërë vetëfotografime, nuk është një risi që Kendall Jenner dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe ajo ia ka arritur qëllimit, pasi esencialisht është konsideruar shumë seksi për Instagramin. Më saktësisht, fotografitë e saj janë shumë të rrezikshme për komunitetin ‘online’. Në fakt, ky…

ShowBiz

17/02/2014 08:36

Duke e konsideruar faktin se ajo e kalon jetën duke bërë vetëfotografime, nuk është një risi që Kendall Jenner dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Dhe ajo ia ka arritur qëllimit, pasi esencialisht është konsideruar shumë seksi për Instagramin. Më saktësisht, fotografitë e saj janë shumë të rrezikshme për komunitetin ‘online’.

Në fakt, ky rrjet social vendosi t’ia heq disa foto që i kishte postuar ajo, gjatë spektaklit të Marc Jacobs në New York Fashion Week. Në fakt, ajo u paraqit me një veshje provokuese, pasi i shihej gjoksi i mbuluar nga një bluzë-rrjetë.

Por, nëntë milionë ndjekësit e saj në Instagram nuk do të mund t’i shohin më këto foto dhe gjysmë-motra e Kim Kardashian duhet të ketë kujdes se çka poston në të ardhmen në këtë rrjet social, i cili ka rregulla strikte.