“Shumë krenarë me ty”, familja e Dua Lipës publikojnë pamje nga performanca e saj në Brits 2021

Performanca e Dua Lipës në "Brit Awards" e elektrizoi skenën sonte.

ShowBiz

12/05/2021 00:22

Dua Lipa është këngëtarja e cila morri në shtëpi dy çmime shumë të rëndësishme sot në “Brit Awards” 2021, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte e nominuar në 3 kategori dhe arriti që t`i fitonte 2 nga çmimet, kështu sigurisht duke i bërë të lumtur të gjithë fansat e saj në mbarë botën pa i përjashtuar edhe familjen e saj.

Ata u shfaqën krenarë me të kur Dua fitoi çmimin më të rëndësishëm “Albumi më i mirë i vitit” teksa edhe ndanë pamje nga performanca e saj elektrizuese në skenë.

Performanca e Duas filloi mjaft interesant ku tregon këngëtares në një stacion treni e veshur me një pallto të gjerë por me pas ajo vazhdon duke kënduar në tren ku shihet me një pallto me dizajn të flamurit britanik.

Familja e Duas ishte sigurisht mëse krenarë me të duke postuar në rrjete sociale pamje nga performanca e saj ku trenonin se ata ishin aty me të duke i dhuruar mbështetje pa kufi.

“Jemi krenarë me ty”, shkroi motra e Dua Lipës, Rina Lipa në njërën nga postimet e bëra në Instastory./Lajmi.net/

YouTube player