Shumë klube evropiane në garë për Osimhen

Sulmuesi i Napolit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sport

28/09/2021 15:22

Victor Osimhen është duke shkëlqyer këtë edicion me Napolin duke realizuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara, transmeton lajmi.net.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube evropiane të hidhen në garë për transferimin e tij.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Man City, Chelsea, Man Utd dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën e futbollistit të Napolit.

Ekipi italian thuhet se do të kërkojë mbi 120 milionë euro nga klubet e interesuara për Osimhen.

22-vjeçari u transferua në Itali verën e kaluar nga Lille, që nga ajo periudhë ka arritur të realizojë 16 gola e katër asistime në 36 ndeshje. /Lajmi.net/