Shuma marramendëse që do fitojë Feronikeli nga UEFA

Feronikeli sot u kurorëzua me titullin kampion, pas fitores 1-0 ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Sport

19/05/2019 23:53

Nikli triumfoi për herë të tretë në Superligën e Kosovës, ndërsa është në garë edhe në Kupë, ku do të ndeshet me Trepçën ’89.

Ekipi që drejtohet nga Zekirja Ramadani gjithashtu në muajin qershor do të luajë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Dalja në Evropë i siguron edhe shuma të majme parash nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Skuadra nga Drenasi pas fitimit sot të titullit kampion të Kosovës, do të arkëtojë nga UEFA 260 mijë euro, dhe 220 mijë tjera për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ciklin kualifikues të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2019/2020.

Në total plotë 480 mijë euro apo afër gjysmë milioni do të derdhen në arkat e Feronikelit, që është një ndër klubet më të organizuara në Kosovë e më gjerë. /Lajmi.net/