“Shuma e paguar për Coutinhon, absurde”

Frank de Boer e ka cilësuar absurde shumë e paguar nga Barcelona për Philippe Coutinhon.

Sport

12/01/2018 21:41

Katalanët u pajtuan t’i paguajnë 160 milionë euro Liverpoolit për yllin brazilian.

E për ish trajnerin e Interit, kjo shumë është absurde.

“Janë shifra absurde”, ka deklaruar fillimisht De Boer.

“Por, nëse dikush dëshiron të shpenzojë, është i lirë ta bëjë atë. Të shohim se sa ai do të jetë i dobishëm te Barcelona”, ka shtuar ai./Lajmi.net/