Shuma e pabesueshme që Guardiola e ka shpenzuar për të fituar Championsin

Me Barcelonën kishte dominuar Evropën, duke hyrë përgjithmonë në histori si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.

Sport

19/04/2019 08:42

Sukseset e tij te Barcelona bën që Guardiola të sfidojë emra të mëdhenj si Rinus Michels dhe Arrigo Sachin.

Katër vjet në krye të Barcelonës, trajneri spanjoll arriti të fitonte tre tituj të kampionit, dy kupa të Mbretit, tre Superkupa të Spanjës, dy tituj të Ligës së Kampionëve e disa trofe të tjerë.

Por, largimi nga Barcelona solli edhe fundin e tij të dominimit, në veçanti në Evropë.

Pavarësisht shpenzimit të 800 milionë eurove, Pep Guardiola ka dështuar të fitojë një titull të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli qëndroi tri sezone te Bayern Munich, duke u mjaftuar vetëm me tituj të Bundesligës, diçka që e kanë bërë të gjithë që kanë drejtuar gjigantin bavarez.

Te Bayern Munich, ish trajneri i Barcelonës ka shpenzuar 200 milionë euro në transferime.

Situata më e vështirë është bërë te Manchester Cityt. Guardiola edhe pas sezonit të tretë nuk arrin të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse përgjatë këtyre viteve ka shpenzuar 600 milionë euro./Lajmi.net/