Shukatja e sindikatave
Siguria në punë është masa parandaluese e marrë që ka si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

Lajme
Avokati Afrim Salihu dhe Nexhat Llumnica- kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, të ftuar në progamin e mëngjesit në RTK, thanë se roli i sindikatave është jetik për punëtorin.
“Në Republikën e Kosovës roli i sindikatave është me një start jo fort të kënaqshëm dhe ato janë të limituara sepse kanë ndërhyrje politike në momente të caktuara, gjë që bën roli i tyre të zbehet”,- tha Salihu.
Nga ana tjetër Llumnica, nga sindikata e re e KEK-ut, tregoi funksionimin dhe arsyen pse punëtorët e KEK-ut ju kanë bashkangjitur kësaj sindikate.
“Si sindikatë e re, kemi krijuar identitet në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të KEK-ut dhe kjo ka bërë që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve t’i bashkohen në mënyrë vullnetare kësaj sindikate. Kemi organizuar protesta për shkeljet, mosrespektimin e marrëveshjes kolektive dhe padrejtësive të tjera”- tha Llumnica.
Në pyetjen se sa janë të vështira organizimet e sindikatave, Salihu tha se në aspektin ligjor këto organizime janë të drejta.
“Sindikatat në rajon janë të reja dhe paraqesin vështirësi në organizim edhe pse së fundmi kanë filluar vetdijësimin. Çdo subjekt, në të ardhmen në Kosovë, duhet të anëtarësojë sindikatën sepse sindikata është mënyra më e mirë për mbrojtjen e punëtorit sidomos në sektorin privat sepse e dijmë që në Kosovë punëtorët për shkak të papunësisë durojnë padrejtesitë e trysnitë nga punëdhenësit.”,- theksoi Salihu.