Shuhen dyshimet, Celina i gatshëm për Kosovën
Bersant Celina është i gatshëm të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet shumë të rëndësishme të qershorit.

Sport
‘Dardanët’ më 7 qershor zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë në drejtim të Bullgarisë, me të cilën kombëtare kanë barazuar 1:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Bernard Challandes në këtë grumbullim është duke u përballur me shumë lëndime të lojtarëve, dhe në dyshime ishte vënë edhe Bersant Celina.
Por, lojtari përmes një postimi në Instagram, ka konfirmuar se është i gatshëm për ndeshjet e radhës së Kosovës.
Celina në Championship te Swansea, në sezonin që shkoi ka regjistruar 38 paraqitje, duke shënuar edhe pesë gola./Lajmi.net/