Shtyu rojën për të dalë më mirë në foto, videoja e Kendall Jenner po bën xhiron
Mbrëmë u mbajt ceremonia më e njohur nga bota e modës.
ShowBiz
Bëhet fjalë për “Met Gala”, event ky që mblodhi në një vend emrat më eminent nga bota e artit, shkruan lajmi.net.
Nuk kishin se si të mungonin edhe motrat Kardashian bashkë me nënën e tyre, të cilat morën gjithë vëmendjen në “Met Gala”.
Për dallim nga Kim dhe Kylie, Kendall kishte zgjedhur të vishej me një kostum të bardhë, e që si çdonjëri u ndal për t’u fotografuar në tapetin e kuq.
Por, një detaj ka marrë gjithë vëmendjen, derisa po fotografohej, Kendall shtyen rojën e saj pasi po e pengonte gjatë pozimit.
Kjo gjë bëri që Kendall të kritikohej rëndë për veprimin e paarsyeshëm. /Lajmi.net/