Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

Shtyrja e EURO2020 bën që Age të fitojë epitetin e trajnerit më të pafat në botë

20:35 | 17 Mars 2020

Sot në një takim të jashtëzakonshëm, UEFA vendosi që Kampionati Evropian të shtyhet për vitin 2021.

Ishte një vendim i pritshëm, shkaku i pandemisë së koronavirusit, që ka pezulluar sportin pothuajse në gjithë botën.

Dhe ky vendim, ka bërë që trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, të jetë njeriu më i pafat.

Trajneri 68 vjeçar ka një kontratë me Danimarkën e cila parashihej të përfundonte në muajin korrik, pas Kampionatit Evropian.

Do të ishte një mëkat i madh nëse Danimarka nuk do të drejtohej nga ky trajner në Kampionatin Evropian, pas suksesit që arritën në kualifikime./Lajmi.net/