Shtypi anglez shkruan për ndihmat që Rita Ora dhe Bebe Rexha po i bëjnë Shqipërisë
Rita dhe Bebe, shkruan mesazhe të përzemërta në Instagram për të prekurit dhe kërkuan ndjekësve të tyre të dhuronin të holla.
ShowBiz
Rita Ora dhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Bebe Rexha janë zotuar për mbështetjen e tyre për familjet e goditura nga tërmeti vdekjeprurës i së martës në Shqipëri, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Tërmeti me magnitud 6.4 shkallë, që goditi në afërsi të Tiranës, kryeqyteti i vendit, ishte më e fuqishmja që goditi vendin në dekada dhe ka marrë jetën 49 njerëz dhe mbetën të plagosur rreth 2,000 të tjerë.
Rita, 29 vjeç dhe Bebe, 30 vjeç, që të dy kanë prindër shqiptarë, të cilët shkruan mesazhe të përzemërta në Instagram për të prekurit dhe u kërkuan ndjekësve të tyre të dhuronin donacione për mbështetjen e të prekurve.
Rita, e cila ndodhet aktualisht në Tiranë, zbuloi se ka zgjedhur një familje që të mbështes për rindërtimin e shtëpisë së tyre.
Ylli lindur në Kosovë, ishte shpërngulur gjatë kohës së luftës nga vendlindja e saj për të ikur në Londër.